Gjykata Speciale fillon pushimin dyjavor

Gjykata Speciale fillon pushimin dyjavor

Nga sot Dhomat e Specializuara me seli në Hagë kanë filluar pushimin dimëror, i cili sipas kalendarit zyrtar do të zgjasë deri më 4 janar të vitit 2022.

Për 15 ditë në Gjykatën Speciale nuk do të zhvillohen seanca gjyqësore për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërsa seanca e parë e paraparë që të mbahet me 11 janar të vitit të ardhshëm pas përfundimit të pushimit dimëror do të jetë ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Ndërsa gjykimi tjetër në Gjykatën Speciale për ish-komandantin e UÇK-së, Salih Mustafa, pritet të vazhdojë më 18 janar të vitit të ardhshëm. / Gazeta Enigma.

Related Articles