Gjykata Speciale: Të paraburgosurit takojnë privatisht gratë tyre një herë në tre muaj, s’përgjohen gjatë vizitave

Gjykata Speciale: Të paraburgosurit takojnë privatisht gratë tyre një herë në tre muaj, s’përgjohen gjatë vizitave

Të paraburgosurit në Hagë kanë të drejtë të vizitohen nga familjarët e tyre 10 ditë në çdo periudhë prej 30 ditësh. Vizitat e familjarëve, ku përfshihen bashkëshortet ose partneret, prindërit, fëmijët, vëllezërit e motrat e të paraburgosurve, mund të zgjasin gjithë ditën për aq sa zgjat orari i vizitave.

Në Gjykatën Speciale janë të rregulluara edhe vizitat intime dhe numri i takimeve private që mund të kenë të paraburgosurit.

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë treguar se ish-komandantët e UÇK-së kanë të drejtë të kenë vetëm një takim intim në çdo tre muaj me bashkëshortet ose partneret e tyre.

Vizitat private mbahen në një vend të përshtatshëm, larg shikimit e dëgjimit të oficerëve të paraburgimit e mund të zgjasin deri në tri orë.

“Këto udhëzime parashikojnë që një person në paraburgim lejohet të shpenzojë kohë me bashkëshorten/bashkëshortin ose partneren/partnerin dhe/ose fëmijët në vizitë private të paktën një herë në tre muaj. Vizitat private kryhen jashtë rrezes së shikimit dhe dëgjimit të oficerëve të paraburgimit. Për këtë qëllim, në objektin e paraburgimit vihet në dispozicion një vend i përshtatshëm, duke i kushtuar kujdesin e duhur sigurisë dhe dinjitetit”, thuhet në përgjigjen e Speciales për Reporteri.net, përcjellë Gazeta Enigma“.

Të paraburgosurit në Speciale mund të ketë takime private edhe me fëmijët e tyre.

Tutje ata kanë treguar se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi e të tjerët kanë të drejtë deri në 10 ditë vizita në çdo periudhë prej 30 ditësh.

Related Articles