Barcelona merr ofertë zyrtare për Rey Manajn

Barcelona merr ofertë zyrtare për Rey Manajn

Rey Manaj është duke luajtur në të gjitha ndeshjet miqësore për Barcelonën. Ai ka shkwlqyer nw disa prej tyre, duke u shwnuar nw listwn e golwshwnuesit vazhdimisht, madje edhe me het-trik.

Sulmuesi shqiptar megjithatë ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij, nëse do të mbetet tek gjiganti katalunas apo do të largohet gjatë verës. Shumë skuadra kanë shprehur interesim për transferimin e tij, derisa tashmë Barcelona ka marrë ofertën e parë zyrtare.

Çfarë KLASI nga Rey Manaj. A do arrijë sulmuesi shqiptar të vijojë karrierën te Barcelona?Posted by Newsport.al on Wednesday, July 21, 2021

Mediat katalanase dhe më konkretisht Sport.es bën me dije se në drejtim të Barcelonës ka arritur një ofertë nga Maccabi Tel Aviv me izraelitët që kanë ofruar 1,5 milionë euro për gjysmën e kartonit të sulmuesit të kombëtares shqiptare. Një ofertë që gjithsesi nuk ka tunduar Barcelonën e cila është e pavendosur se çfarë do të bëjë me Manaj, ndërkohë që ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë.

Rey Manaj nuk ndalet, shënon sërish për Barcelonën

Rey Manaj nuk ndalet, shënon sërish për Barcelonën ⚽️????????????????????????Posted by Fjala.al on Saturday, July 24, 2021

Përveç Sassuolos dhe Venezias nga Serie A dhe Real Betis e Granadas në La Liga, për Rey Manaj ka shfaqur interes edhe klubi kazak i Aktobes që është gati të bindë Barcelonën me një ofertë të majme ekonomike.

Related Articles