Gjykata Themelore thotë se Llune kishte rrezikuar jetën e zyrtarëve të KQZ-së dhe zyrtarëve policorë

Gjykata Themelore thotë se Llune kishte rrezikuar jetën e zyrtarëve të KQZ-së dhe zyrtarëve policorë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje për masën e paraburgimit ndaj serbit Millun Millenkoviq-Llune.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se i ashtuquajturi Llune akzuohet për veprat penale “Kryerja e veprës terroriste në bashkëkryerje”.

“I pandehuri M.M dyshohet se me datë 06.12.2022 në bashkëveprim edhe me persona të tjerë, në Zyret e Komisionit Zgjedhorë në Mitrovicën e Veriut, me qëllim të frikësimit serioz të popullatës, për të pamundësuar zgjedhjet lokale si dhe me qëllim që të destabilizojnë ose shkatërrojnë strukturat themelore politike dhe kushtetuese të Republikës së Kosovës, përderisa zyrtarët e KQZ-së me zyrtarët policor kishin shkuar për të hapur zyrën”.

“I pandehuri M.M së bashku me persona tjerë kishin hedhur dy granata dore si dhe dy shok bomba me ç’rast njëra njëra granatë dhe dy shok bombat kishin shpërthyer dhe si rezultat i kësaj, ishin shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale si dhe ishte rrezikuar jetën e zyrtarëve të KQZ-së dhe zyrtarëve policor”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës  Themelore në Prishtinë.

Related Articles