Rudari: Serbia s’ka si ta arsyetojë rrëmbimin e policëve të Kosovës

Rudari: Serbia s’ka si ta arsyetojë rrëmbimin e policëve të Kosovës

Ish-zyrtari policor, Naim Rudari, ka thënë që Serbia nuk mund ta justifikojë në asnjë formë rrëmbimin e tre policëve të Kosovës.

“Jo, assesi Serbia zyrtarisht, ligjërisht nuk mund ta arsyetojë rrëmbimin e tyre në asnjë formë”, ka thënë Rudari në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Serbia nuk mund ta quaj as arrestim, fare, për shkak se arrestimi nënkuptohet që duhet të kapet dikush në flagrancë, në kryerje të një vepre penale”.

“Besoj që tani dhe faktori ndërkombëtar e di fare mirë se ku janë rrëmbyer zyrtarët policorë”.

“Po e përsërisim shumë herë se Serbia vetëm do që të paraqesë filma të tillë sikur ka paraqitur gjithherë përderisa zyrtarët policorë kanë qenë në kryerje të detyrës së tyre zyrtare”.

Rudari shprehu shqetësimin lidhur me një pjesë të opinionit publik që kritikën vendos në drejtim të gabuar.

“Është shqetësues paksa reagimi i opinionin publik tani në vend ku ndoshta mendojnë që të ngjyrosin ose të bëjnë kritika politike dhe të përdorin zyrtarët policorë në formën e tillë”.

“Ata janë zyrtarë policorë të këtij vendi që kanë qenë duke e ushtruar detyrën e tyre me nder, dinjitet në ushtrim të sovranitet të shtetit dhe se nuk duhet ti nënçmojmë për asnjë moment se ata janë marrë”.

Related Articles