Gjykimi ndaj Krivaqës e Sejdiut, fillon nga ora 13:00

Gjykimi ndaj Krivaqës e Sejdiut, fillon nga ora 13:00

Për seancën ndaj Dardan Krivaqës, dhe Dardan Sejdiut, e cila ishte paraparë të mbahej nga ora 10:00 është vendosur që të mbahet nga ora 13:00.

Kjo është bërë me arsyetimin se dy të akuzuarit në orën e cila ishte caktuar të niste gjykim nuk mund të silleshin nga burgu ku po mbahen.

Gjykata Themelore e Ferizajt më 4 gusht 2023 e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën për vrasje e Marigona Osmanit. Ndërsa ishte liruar nga akuza për dhunim.

Arbër Sejdiu ishte dënuar me 15 vite burgim për ndihmë në vrasjen e rëndë në bashkëkryerje. Sejdiu ishte liruar nga vepra penale e ndihmës në dhunim.

Por, Gjykata e Apelit me aprovimin e ankesës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe mbrojtjes së dy të akuzuarve, e ka kthyer çështjen në rigjykim.

Related Articles