UEFA ka bërë publike gjyqtarët e ndeshjes së parë kualifikuese në Ligën e Konferencës ndërmjet Ballkanit dhe Ludogorets.
Gjyqtarët nga Izraeli janë caktuar që ta gjykojnë këtë sfidë, shkruan Gazeta “Enigma”.
Gal Leibovitz do jetë gjyqtar kryesor i këtij takimi, ndërsa Omer Barbiro dhe Matityahu Yakobov do jenë në rolin e gjyqtarëve asistent.
Idan Leiba do jetë gjyqtar i katërt. Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Bullgari. /Gazeta Enigma/