Gjyqtarët gjilanas gjykojnë derbin e madh ndërmjet Dritës dhe Gjilanit

Gjyqtarët gjilanas gjykojnë derbin e madh ndërmjet Dritës dhe Gjilanit

Ndeshja kryesore e xhiros së shtatë në “Albi Mall” Superligën e Kosovës në futboll do të zhvillohet në Gjilan, teksa priten të përballen rivalët e përbetuar, Drita dhe Gjilani.

‘Bilbili’ kryesor i është besuar gjyqtarit gjilanas Mervan Bejtullahu, i cili do të jetë i shoqëruar nga asistentët, Hekuran Osmani dhe Fatlum Jashari, shkruan Gazeta “Enigma”.

Në VAR do të jetë gjyqtari Vigan Ibërdemaj, ndërkohë në AVAR do të jetë Drilon Rexhepi.

Në kuadër të xhiros së shtatë priten të zhvillohen edhe katër duele të tjera, ndërkohë që dueli ndërmjet Llapit dhe Ballkanit është shtyrë.

Ballafaqimi ndërmjet Dritës dhe Gjilanit zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 15.00 në fushën me bari sintetik.

Derbi do të luhet pa prezencën e tifozëve.

LEXO gjithashtu edhe: EKSKLUZIVE: Derbi Drita – Gjilani luhet pa tifozë

Related Articles