Gjyqtari Mentor Ajeti kërkon falje për gabimin e bërë ndaj Prishtinës

Gjyqtari Mentor Ajeti kërkon falje për gabimin e bërë ndaj Prishtinës

Gjyqtari i Superligës së Kosovës, Mentor Ajeti i cili mban edhe stemën e FIFA-s, ka qenë temë e diskutimit në 24 orët e fundit në futbollin kosovar për gabimin e bërë në ndeshjen ndaj Prishtinës.

Ajeti e kishte pranuar golin e Dukagjininit ndaj Prishtinës, pasi e kishte ndalur lojën në favor të Prishtinës.

Për këtë gjë ka pasur ankesa të shumta nga klubi i FC Prishtinës, gjë e cila e ka shtyrë Ajetin ta pranoj gabimin e bërë.

Ai ka shkruar se këtë gabim e ka bërë pa qëllim dhe i ka kërkuar falje Prishtinës, FFK-së dhe komunitetit sportiv, raporton Gazeta Enigma.

Related Articles