Kanë mbetur edhe dy ndeshje për tu caktuar finalja e madhe në Australian Open, derisa në gjysmëfinale kanë arritur tenistët që janë në shtatë pozitat e para në ATP.
Në çiftin e parë në orën 4:30 të mëngjesit do të përballen Matteo Berrettini dhe Rafael Nadal. Italiani është i shtati në renditjen ATP, ndërsa spanjolli që kërkon rekordin është i gjashti.
Në gjysmëfinalen tjetër do të takohen Stefanos Tsitsipas dhe Daniil Medvedev. Greku është në vendin e katërt, ndërsa rusi mban pozitën e dytë në renditjen e ATP. Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 9:30 në mëngjes.
Nadal dhe Medvedev shihen si favoritë para ndeshjeve. /Gazeta Enigma/