Gliha pret ndeshje të vështirë me Andorrën, paralajmëron ndryshime në ekip

Gliha pret ndeshje të vështirë me Andorrën, paralajmëron ndryshime në ekip

Primozh Gliha ka insistuar se përballja me Andorrën nuk do të jetë aspak e lehtë për Kosovën. Kjo ndeshje luhet të enjten në Andorrë dhe i takon Grupit I kualifikues të “Euro 2024”. Dueli i parë mes këtyre dy ekipeve që është luajtur në Prishtinë, ka përfunduar 1:1. Gliha ka thënë se bazuar në situatën aktuale, ku Kosova ka grumbulluar një ekip të ri dhe mungesat tjera shkaku i lëndimeve, pret një duel shumë të vështirë. Sipas tij, Andorra luan një mbrojtje të ngjeshur, e cila është e vështirë për t’u thyer dhe shënuar gola.

“Në këtë situatë që jemi, mund të them se kemi një ekip të ri pasi kemi shumë mungesa. Andorra luajti 0:0 me Bjellorusinë, 1:1 me ne, Zvicra ka fituar 2:1, ndërsa me Izraelin deri në minutën e 70-të ishte 1:1. Kështu që, Andorra është ekip goxha i vështirë që të luhet futboll kundër tyre. Ata luajnë mbrojtje shumë të ngjeshur në stilin e famshëm italian katanaço dhe është shumë vështirë t’u shënosh gola. Por, në futboll nuk dihet asnjëherë çka ndodh”, shtoi Gliha. “Për mua është e rëndësishme që futbollistët e ftuar nga liga e Kosovës por edhe ata që nuk kanë pasur rastin shumë deri më tani, të kenë paraqitje të mirë në aspektin individual pasi kjo është shumë e rëndësishme për të ardhmen e tyre”.

Related Articles