Goditet nga rryma një person, dërgohet në QKUK

Një person i moshës 49 vjeçare është goditur nga rryma pasi ka rënë në kontakt me një kabllo, raporton Gazeta Enigma.

Ai është dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Musli Mulliqi” në Prishtinë rreth orës 09:30.

Kështu bëri të ditur për Gazetën Enigma, Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orë 09:30 është pranuar informata se në rrugën “Musli Mulliqi” në Prishtinë, një person është goditur nga rryma, pas kontaktit me një kabllo të rrymës. Viktima mashkull, 49 vjeç, është dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ndërkohë që janë njoftuar ekipet e KEDS-it”.

Related Articles