Goditet për vdekje një person nga një kamion në Rugovë të Pejës

Një person është goditur për vdekje nga një kamion.

Ngjarja ka ndodhur në Bogë të Rugovës, pasditën e sotme.

Një kamion ka goditur një person duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

Rastin për Enigmen e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës.

“Një kamion, deri sa po ecte mbrapa ka goditur një person duke i shkaktuar lëndime të rënda. Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen”, tha ai.

Ai theksoi se trupi i pajetë, me urdhër të prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Sot rreth orës 17:50 policia është njoftuar se në fsahtin Bogë të Rugovës ka ndodhur një aksident me lëndime fillimisht, tani me fatalitet më vonë. Një person është goditur nga një kamion, i cili ka pësuar lëndime trupore. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Trupi i pajetë, me urdhër të prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Rasti është i cilësuar si “Aksident me fatalitet””.

Related Articles