Ballkani fiton me rezultat minimal ndaj Klasvikut

Ballkani fiton me rezultat minimal ndaj Klasvikut

Ballkani ka shënuar fitore me rezultat 3-2 ndaj Klasvikut, ndeshje e vlefshme për rrethin e tretë kualifikues në Ligën e Konferencës, raporton Gazeta Enigma.



Vendasit e nisën mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi me Nazmi Gripshin në minutën e 10-të.

Për 2-0 shënoi Meriton Korenica në minutën e 41-të.

Suharekasit e nisën furishëm edhe pjesën e dytë  duke shënuar për 3-0 me një gol të bukur nga Albion Rrahmani.

Mysafirët u kthyen në lojë me Klettskard në minutën e 69-të.

Klettskard shënoi përsëri për 3-2 në minutën e 88-të.

Ndeshja e kthimit luhet në javën e ardshhëm në Ishujt Faroe.

Related Articles