Goditja në tru, muzika ndihmon në rikuperimin e aftësive gjuhësore

Goditja në tru, muzika ndihmon në rikuperimin e aftësive gjuhësore

Goditja në tru e cila është shkaku I tretë kryesor I vdekjes pas kancerit dhe sëmundjeve të zemrës, është një gjednje e rëndë patologjike. Ndodh kur furnizimi me gjak I trurit zvogëlohet ose ndërpritet plotësisht.

Në mungesë të furnizimit me gjak, indet e trurit vdesin nga mungesa e oksigjenit dhe lëndëve ushqyese. Shpesh vendi I fillimit të goditjes në tru nuk është truri, por zemra dhe enët arterale. Pengesa për rrjedhën e gjakut është pasojë e pranisë së një mpiksje ose një fragmenti të tij të shkëputur nga arteria në të cilën është formuar, ose këputja e një muri arteral.

Një studim i kryer në Universitetin e Helsinkit dhe në Departamentin e Neurologjisë të Spitalit Universitar krahasoi efektin e dëgjimit të muzikës vokale, muzikës instrumentale dhe librave audio në rikuperimin strukturor dhe funksional të rrjetit gjuhësor të pacientëve që kishin kaluar një goditje akute në tru. Rezultatet e hulumtimit, të cilat gjithashtu analizuan lidhjet midis këtyre ndryshimeve dhe përmirësimit të gjuhës gjatë një periudhe tre-mujore, u botuan në revistën “eNeuro”. Shkencëtarët zbuluan se dëgjimi i muzikës vokale përmirësoi rifillimin e lidhjes strukturore të rrjetit gjuhësor në lobin ballor të majtë në krahasim me dëgjimin e librave audio. Këto ndryshime strukturore kishin të bënin me rikuperimin e aftësive gjuhësore. “Për herë të parë ne kemi qenë në gjendje të demonstrojmë se efektet pozitive të muzikës vokale janë të lidhura me plasticitetin strukturor dhe funksional të rrjetit gjuhësor. Kjo e zgjeron kuptimin tonë për mekanizmat e veprimit të bazuar në muzikë dhe metodat e rehabilitimit neurologjik,” thotë studiuesi Aleksi Sihvonen.

Afazia, një çrregullim gjuhësor që mund të jetë pasojë e goditjes në tru, është një burim i vuajtjeve të konsiderueshme për pacientët dhe familjet e tyre. Rezultatet e terapive aktuale janë jashtëzakonisht të ndryshueshme dhe vetë rehabilitimi shpesh nuk është i disponueshëm sa duhet. Dëgjimi i muzikës vokale është një aktivitet që mund të organizohet në një mjedis të kujdesit shëndetësor në një mënyrë të thjeshtë, të sigurt dhe efikase. Pas një goditje në tru, truri ka nevojë për stimulim për tu rikuperuar më mirë. Sipas Sihvonen, shumica e kohës së kaluar në spital nuk është aspak stimuluese. Dëgjimi i muzikës mund të shërbejë si një masë rehabilitimi shtesë, me një efekt pozitiv në shërim dhe një përmirësim të dukshëm të prognozës.

Related Articles