Flamuri shqiptar është rikthyer në majën e Korabit, pasi ishte hequr nga vendi ku ishte vendosur më herët dhe në të ishte vendosur flamuri i Maqedonisë së Veriut.
Maja e Korabit, në lartësinë 2764 metra, ndodhet në kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Rikthimi i simbolit kuqezi është bërë nga një grup studentësh shqiptarë nga Shkupi dhe Tetova, në bashkëpunim me patriotë dibranë të Maqellarës, sipas njoftimit të publikuar nga ish-deputeti i PD-së, Azgan Haklaj.
Faqja zyrtare e Ambasadës së Shqipërisë konfirmon se Meidani është ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut.
Ngjarja vjen pas një serie zhvillimesh në majën e Korabit. Në fund të shtatorit, pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregonin se në vendin ku ishte vendosur më herët simboli shqiptar ishte shfaqur një flamur maqedonas. Rasti u raportua edhe nga mediat e Maqedonisë së Veriut, të cilat shkruan për zëvendësimin e simboleve në majën e Korabit.
Më herët, Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor kishte kërkuar verifikimin e ngjarjes dhe identifikimin e personave përgjegjës për heqjen e simbolit shqiptar.

