Gol për tri pikë në sekondat e fundit: Flet “heroi” i Prishtinës, Muhamed Useini

Gol për tri pikë në sekondat e fundit: Flet “heroi” i Prishtinës, Muhamed Useini

Muhamed Useini u transferua në afatin kalimtar veror te skuadra e Prishtinës nga SC Gjilani, duke qenë një nga lëvizjet më të mira nga klubi kryeqytetas, pasi kishin arritur të siguronin shërbimet e njërit nga lojtarët më cilësor në futbollin vendor vitet e fundit.

Ndeshja e parë zyrtare për Useinin, shkoi si është më së miri, duke debutuar me gol dhe duke i sjell Prishtinës fitoren e parë në kampionat.

Në një intervistë për Olle, 33 vjeçari flet rreth transferimit te Prishtina, debutimin e tij me bardhekaltërit dhe në fund ka një premtim për të gjithë tifozët e kryeqytetit.

“Nga dita e parë që i jam bashkuar klubit, e deri më tani ka shkuar gjithçka mjaft mirë, këtu në Prishtinë gjeta djem të mrekullueshëm, ku të cilët më mundësuan që menjëherë të ndihem si të isha pjesë e Prishtinës për shumë vite” shtoi fillimisht Useini.

“Nuk është një nga golat më të bukur në karrierën time, por pa pikë dyshimi është një nga më të veçantit, kjo për arsye se i sigurova ekipit tre pikë në sekondat e fundit, gjë që e bën të veçantë akoma më shumë” vazhdoi intervistën mbrojtësi i Prishtinës.

Ndërsa në fund, Useini ka dhe një premtim për të gjithë tifozët e Prishtinës.

“Për të gjithë tifozët e Prishtinës, vetëm mund të ju siguroj se e gjithë skuadra do të japim më shumë se 100% në çdo ndeshje në të cilën futemi, do të luajmë me krenari që Prishtina të rikthehet aty ku e ka vendin, dhe aty ku e meriton të jetë” – Përfundoj intervistën Meti Useini.

Related Articles