Gold Ag reagon pas sulmit terorrist që ndodhi dje në Tiranë

Gold Ag reagon pas sulmit terorrist që ndodhi dje në Tiranë

Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një sulm në xhaminë “Dine Hoxha”, në Tiranë.

Lidhur me akuzën e ‘aktit terrorist’ është arrestuar Rudolf Nikolli, i cili siç raportohet vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Reagimet ndërkohë në rrjete sociale kanë qenë të shumta duke përfshirë këtu edhe të famshmit shqiptarë.

Një të tillë së fundmi e ka bërë edhe reperi kosovar, Arian Agushi, i njohur për publikun si Gold AG.

Ai ka bërë një deklaratë duke thënë se përse të tjerët po heshtin për xhaminë, gjersa ditë më parë për një deklaratë tjetër për odë e kuzhinë reaguan thuajse të gjithë.

“Ata që reaguan për odë e kuzhinë, përse po heshin për xhaminë?”, thuhet në postimin Gold Ag.

Related Articles