Mjekëve u mohohet qasja në spitalin e burgut ku po mbahet Alexei Navalny

Mjekëve u mohohet qasja në spitalin e burgut ku po mbahet Alexei Navalny

Gati tre javë në grevë urie, mjekët e tij gjatë fundjavës paralajmëruan se shëndeti i Navalnyt po përkeqësohej sa ai mund të vdiste në “çdo minutë”, derisa SHBA-ja kërcënoi Rusinë se do të përballej me “pasoja” në rast se vdes ai.

Mjekëve të Alexei Navalnyt u është mohuar përsëri qasja te kritiku i burgosur i Kremlinit, pavarësisht shqetësimit në rritje për shëndetin e dobët të opozitarit rus.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, një ekip i mjekëve është përpjekur të vizitojë 44-vjeçarin që nga fillimi i këtij muaji, pasi Navalny hyri në grevë urie më 31 mars, duke kërkuar trajtimin e duhur mjekësor për një sërë sëmundjesh.

Shërbimi rus i Burgjeve, tha të hënën se ai ishte zhvendosur nga kolonia e tij penale në rajonin Vladimir rreth 100 kilometra në lindje të Moskës në një strukturë mjekësore te një koloni tjetër në të njëjtin rajon.

Opozitari rus, i cili u trajtua për helmim me agjent nervor në Gjermani vitin e kaluar, po vuan një dënim me burg prej dy vjet e gjysmë në kampin e burgut Pokrov, rreth 100 kilometra nga Moska.

Related Articles