Gjigandi i teknologjisë “Google”, ka paralajmëruar se do të ulë pagën e çdo punonjësi që nuk do të vaksinohet dhe mund t’i pushojë nga puna nëse nuk respektojnë rregullat e reja ndaj COVID-19.
Alphabet Inc, që zotëron Google dhe YouTube, së shpejti do të fillojë të kontaktojë me punonjësit që nuk e kishin ngarkuar statusin e tyre ose mbetën të pavaksinuar, sipas një memo të brendshme të zbuluar që thuhet se është parë nga CNBC
Masa e rreptë do të zbatohet për të gjithë 150,000 punonjësit e saj në Shtetet e Bashkuara, madje edhe ata që punojnë nga shtëpia.
Në memorandum thuhej se punëtorët që nuk kanë dhënë prova për statusin e tyre të vaksinimit do të viheshin në një periudhë të detyrueshme “leje administrative me pagesë” për 30 ditë.
Kjo do të pasohet nga një qasje më e ashpër kur korporata shumëmilionëshe do t’i vendosë ata nën ‘leje personale pa pagesë’ deri në gjashtë muaj, pas së cilës kontrata e tyre do të ndërpritet përgjithmonë.
Google nuk e ka komentuar ende dokumentin, i cili ia atribuon vendimin planeve të fundit të qeverisë amerikane dhe thuhet se thotë: “Ne presim që pothuajse të gjitha rolet në Google në SHBA të bien brenda objektit të urdhrit ekzekutiv. Kushdo që hyn në një ndërtesë të Google duhet të jetë plotësisht i vaksinuar ose të ketë një akomodim të miratuar që i lejon ata të punojnë ose të vijnë brenda”. / Gazeta Enigma.