FC Prishtina shkon në pushim me avantazhin minimal në ndeshjen e parë kundër skuadrës Connah’s Quay.
Golin e vetëm në pjesën e parë e ka shënuar Leotrim Bekteshi me kokë, pas asistimit nga Xhevdet Shabani. Vlenë të theksohet se pjesa e parë ka kaluar në shenjë të dominimit të vendësve, me iniciativë totale në pjesën më të madhe të terrenit, dhe avantazhi fillestar është epilogu real në bazë të asaj që është pa në këtë pjesë loje.