Grabitja e orës “Rolex”- Burri i këngëtares Arta Bajrami mbetet i lirë, s’plotësohen kushtet për ekstradim

Grabitja e orës “Rolex”- Burri i këngëtares Arta Bajrami mbetet i lirë, s’plotësohen kushtet për ekstradim

Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë vendim që të mos lejoj ekstradimin e Xhemail Sekiraqës në shtetin e Kuvajtit, raporton Gazeta “Enigma”.

Ai ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar për grabitjen e një ore “Rolex”, në Bahrein.

Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar avokati i Sekiraqës, Tahir Rrecaj.

Recaj ka deklaruar se arsyeja e mos lejimit të ekstradimit janë arsyet ligjore mes Kosovës dhe Kuvajtit.

“Nga Gjykata e Kuvajtit është dënuar me 10 vjet burg dhe punë të detyrushme. Nuk është lejuar ekstradimi për shkak se nuk plotësohen kushtet nuk kemi marrëveshje me shtetin e Kuvajtit, nuk është lejuar, është e saktë”, tha avokati Rrecaj.

Sekiraqa ishte arrestuar në rrugën “UÇK” në Prishtinë, ku sipas policisë i njëjti po kërkohej në nivel kombëtar e ndërkombëtar dhe ishte i dënuar me 10 vite burgim.

Gjykata Themelore në Prishtinë më pas ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji Xhemajl Sekiraqës, i njohur në publik si burri i këngëtares Arta Bajrami. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles