Grabitje e armatosur në një bankomat afër “Hib Petrol” në Ferizaj, grabitësit gjuajnë me armë në drejtim të policisë

Grabitje e armatosur në një bankomat afër “Hib Petrol” në Ferizaj, grabitësit gjuajnë me armë në drejtim të policisë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot rreth orës 04:50 nga disa persona të panjohur në magjistrale Ferizaj-Prishtinë në një bankomat afër pikës së karburantit “Hib Petrol” në Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot rreth orës 04:50 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë tek pika e karburantit “Hib Petrol” në Ferizaj ishte një grabitje e armatosur në proces nga persona të panjohur. Patrulla e policisë me të arritur në vendin e ngjarjes, të dyshuarit kanë filluar të shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së policisë, duke dëmtuar në masë të madhe veturën zyrtare, mirëpo dy policët që ishin në veturë nuk kanë pësuar ndonjë lëndim, ndërsa shkëmbim zjarri kishte edhe nga ana e zyrtarëve policor, mirëpo të dyshuarit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes me një veturë dyshohet karavan ngjyrë teget,  në drejtim të panjohur dhe në veturë dyshohet se ishin 4 persona me armë të gjata”, tha Veseli.

Ai po ashtu theksoi se ekipet e policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes në asistim të patrullës së policisë.

“Për informata tjera ju njoftojmë me kohë. Rasti është cilësuar ‘Tentim vrasje, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe grabitje e armatosur’”.

Related Articles