Grabitje në një shtëpi në Lipjan, vidhet municion dhe stoli ari në vlerë 7 mijë euro

Grabitje në një shtëpi në Lipjan, vidhet municion dhe stoli ari në vlerë 7 mijë euro

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në një shtëpi në Lipjan nga katër persona.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, dyshohet se është vjedhur një pushkë gjuetie dhe një  kasafortë  në të cilën kishte muncion dhe stoli ari në vlerë rreth shtatë mijë euro.

Rasti ka ndodhur gjatë së dielës, teksa policia theksoi se janë duke e hetuar ngjarjen. / Gazeta Enigma.

Related Articles