Një person është grabitur gjatë së dielës në Prishtinë.
Viktima ka deklaruar në polici se dy persona të panjohur e kanë sulmuar fizikisht dhe ia kanë marrë telefonin dhe kuletën me dokumente personale dhe disa para.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti po hetohet, thuhet në raportin e policisë. / Gazeta Enigma.