Granit Rashiti triumfon në garën e aktorëve në Suedi, fiton çmimin e parë

Granit Rashiti triumfon në garën e aktorëve në Suedi, fiton çmimin e parë

Mediat suedeze kanë njoftuar se Granit Rushiti me origjinë nga Kosova, mes shumë aktorësh suedezë dhe ndërkombatarë, fiton çmimin e parë në festivalin vjetor për vitin 2022 në Suedi, transmeton Gazeta “Enigma”.

Rashiti kishte garuar me rolin kryesor në filmin ”Unë jam Zlatan”

“Nuk di nga të filloj. I pari që dua të falënderoj është Zoti për këtë mundësi dhe këtë çmim. Pastaj dua të falënderoj familjen time, veçanërisht nënën time. Unë të dua. Mezi pres të kthehem në shtëpi dhe t’ju puth në ballë dhe t’ju jap këtë çmim. Atëherë djemtë nga Berga, ju e dini ku më keni. Nesër do të shkojmë në festë! tha Granit Rushiti, i cili vjen nga Eslöv, raporton media suedeze hd.se. / Gazeta Enigma.

Related Articles