Granit Xhaka rezulton pozitiv me COVID-19

Granit Xhaka rezulton pozitiv me COVID-19

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe ai nuk do të jetë në gjendje të luajë në miqësoren kundër Greqisë që zhvillohet sot (e mërkurë).

Federata e Futbollit të Zvicrës njoftoi për lajmin pak para miqësores kundër Greqisë që zhvillohet në Bazel.

“Granit Xhaka nuk do të jetë në dispozicion për kombëtaren e Zvicrës në ndeshjen kundër Greqisë në Bazel. Kapiteni i “Nati”rezultoi pozitiv për Covid”.

“Xhaka u diagnostikua me simptoma në mëngjesin e sotëm, ku u izolua menjëherë në dhomën e tij. Një test i shpejtë doli negativ, testi i mëvonshëm PCR, i kryer për të qenë të sigurt, prodhoi një rezultat pozitiv në mbrëmje”, thuhet në mbrëmje.

Xhaka nuk kishte kontakt me shokët e tij të skuadrës gjatë gjithë ditës.

Federata thotë se Xhaka do të bëjë një test tjetër PCR të enjten.

Related Articles