Granit Xhaka është zgjedhur mbrëmë futbollisti më i mirë i vitit në Zvicër në gala mbrëmjen “Sports Awards 2024”.
Ylli kosovar shkëlqeu në 2024-shin me paraqitje mbresëlënëse me Bayer Leverkusenin dhe me Kombëtaren e Zvicrës.
Me këtë rast reagoi babai i tij, Ragip Xhaka, i cili e bëri një postim emocionues në rrjetet sociale.
“Nominimi yt për Ballon d’Or është një tjetër arritje që na bën të gjithëve krenarë! Jam krenar për përkushtimin dhe pasionin tënd që frymëzon miliona njerëz. Vazhdo të na bësh krenar dhe të shkëlqesh gjithmonë!”, tha ndër të tjera ai.