Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, saktësisht në Marathia të Fokidës.
Një person ka goditur një tjetër me thikë, pasi dyshohet se ky i fundit ia ngacmoi vajzën e tij.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin bregdetar Marathias, ku po mbahej një festival gjatë mbrëmjës të së enjtës.
Personi i therur raportohet të jetë shqiptar, njofton EuroNews.al, transmeton Gazeta Enigma.
Ai është dërguar në Qendën Shëndetësore Nafpaktos derisa për shkak të seriozitetit të situatës është transferuar në Patra.
I dyshuari është arrestuar dhe po mbahet në paraburgim. /Gazeta Enigma