Një shqiptar është vrarë në Greqi, ku ngjarja tragjike ndodhi gjatë mesnatës në Selanik.
Raportohet se 37-vjeçari u qëllua me pesë plumba para banesës ku banonte.
Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes disa gëzhoja, shkruan Abcnews.
Dyshohet se vrasja është bërë për larje hesapesh.
Ai u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.