Se qëndrimi i Greqisë për çështjen e mosnjohjes së Kosovës mbetet i pandryshuar ka njoftuar edhe njëherë tjetër, Maria Levanti, ambasadore e Greqisë në Serbi.
Në një intervistë për gazetën serbe “Politika”, ajo theksoi se vendi saj mbështet objektivin strategjik të Beogradit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
“Besoj fuqishëm se BE-ja me lëvizjet e saj të fundit si plani i zhvillimit të Ballkanit Perëndimor prej gjashtë miliardë eurosh, dëshmon se synon të vazhdojë zgjerimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që në të njëjtën kohë vendet e Ballkani duhet të kapë vrullin që është krijuar tani”, tha Levanti.
Kujtojmë se Greqia, Spanja, Qiproja, dhe Sllovakia, janë pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që s’e njohin Pavarësinë e Kosovës. /Gazeta Enigma
Greqia i rri pas qëndrimeve të saj për mosnjohjen e Kosovës
