Një vatër me gripin e shpendëve është identifikuar në fshatin Mëzez në Tiranë.
Lidhur me këtë, Ministria e Bujqësisë ka dal me një njoftim në të cilin thotë se vatra është karantinuar me qëllim izolimin dhe parandalimin e përhapjes së infeksionit.
Instituti i Shëndetit Publik është duke kryer procedurat e nevojshme për kontrollin dhe vlerësimin e riskut tek njerëzit.
Ndërkohë që prej 30 tetorit, fermerët dhe mbarështuesit e shpendëve, janë njoftuar se është ndaluar lëvizja e shpendëve nga fermat e zonave të Bashkive: Tiranë, Vorë dhe Kamëz.
Është ndaluar shitja dhe tregtimi i shpendëve të gjallë në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla, ndalohet lëvizja e shpendëve të gjallë nga ferma në fermë dhe nga ferma në tregjet e kafshëve të gjalla.
Deri më tani nuk ka prova epidemiologjike dhe shkencore se ky virus transmetohet nëpërmjet konsumit të produkteve me origjinë shtazore dhe rekomandohet që konsumi i këtyre produkteve të bëhet pas trajtimit termik, me temperaturë të larta mbi 75 gradë. /Gazeta Enigma