Griset Kuranin në qendër të Hagës

Udhëheqësi i lëvizjes holandeze të krahut të djathtë, Evropianët Patriotë kundër Islamizimit të Perëndimit (PEGIDA), Edwin Wagensveld, grisi një kopje të Kuranit në qendër të Hagës.

Ky ekstremist holandez e kreu këtë akt barbar dje rreth orës 14:00, dhe pamjet e grisjes së librit të shenjtë islamik i shpërndau në Twitterin e tij, transmeton Telegrafi.

Wagensveld ishte vetëm gjatë incidentit dhe gjithçka ndodhi nën mbrojtjen e policisë. Atij iu lejua ta bënte këtë, me kusht që të mos digjte Kuranin sipas shembullit të incidentit të së shtunës në Suedi.

Related Articles