Gruaja në Gjakovë djeg veten, tenton t’i jap fund jetës 

<strong>Gruaja në Gjakovë djeg veten, tenton t’i jap fund jetës </strong>

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjakovë, ku një grua ka tentuar t’i jap fund jetës së saj, për motive ende të panjohura. Rasti ka tronditur familjen dhe dëshmitarët, kur e kuptuan se ajo ia kishte vënë flakën vetes, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesit e Sinjalit kanë bërë me dije se gruaja fatmirësisht është shpëtuar nga Zjarrfikësit, por ka pësuar djegie të shkallës së lartë, prandaj ende s’dihet gjendja e saj.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe komandanti i Zjarrfikësve në Gjakovë, i cili bëri të ditur se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia dhe Autoambulanca.

Lidhur me rastin tashmë kanë nisur hetimet, ndërkohë që viktima po merr trajtim mjekësor.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Related Articles