I riu godet me grusht burrin me aftësi të kufizuara se i shkeli këmbën me karrigen me rrota

I riu godet me grusht burrin me aftësi të kufizuara se i shkeli këmbën me karrigen me rrota

Ky është momenti tronditës kur një i ri goditi me grusht një burrë me aftësi të kufizuara.



Pamjet tregojnë një djalosh që rrëzon një burrë nga karrigia e tij me rrota me një grusht të egër.

Viktima u rrëzua me shpinë në tokë nga karrigia me rrota nga forca e goditjes.

Incidenti ndodhi gjatë orëve të para të së premtes përpara stafit të sigurisë dhe klientëve të tronditur jashtë lokalit BSB në lagjen ujore të Bristolit.

Pamjet celulare, të cilat kapën incidentin e tmerrshëm, më vonë u bënë virale në rrjetet sociale.

Banditi, i cili ishte me një burrë tjetër i është afruar viktimës dhe më pas i ka qëlluar një grusht. Dy burrat më pas u larguan.

Stafi i sigurisë u shfaq i tronditur nga ngjarja. Boksieri profesionist Anthony Fowler goditi dhunuesin përgjegjës për sulmin.

Zoti Fowler shkroi në Twitter: “Vetëm kur mendon se i ke parë të gjitha, një idiot goditi dikë në një karrocë me rrota.”

Raportimet në mediat sociale tregojnë se banditi kishte reaguar pasi viktima i shkeli këmbën me karrigen e tij me rrota.

Policia e Avon dhe Somerset tani kanë nisur një hetim.

Një zëdhënës tha: “Ne kemi mbledhur kamerat nga zona lokale, duke përfshirë barin BSB, dhe besojmë se incidenti ka ndodhur pak pas orës 1:30 të së premtes.”

Related Articles