Një grua është gjendur pa shenja jete sot rreth orës 15:30 në fshatin Sllatinë e Poshtme në komunën e Vitisë.
Mësohet se viktima, e cila është e moshës 59-vjeçare dhe jetonte vetëm, është gjetur e shtrirë në dysheme nga motra e saj e cila kishte shkuar ta vizitojë.
Sipas burimeve, motra e viktimës ka lajmëruar Emergjencën në Viti, me ç’rast me të mbërritur në vendngjarje, është konstatuar vdekja nga mjeku kujdestar, raporotn gazeta sinjali.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori me urdhër të së cilit hapet rasti ‘Vdekje e dyshimtë’.