Gruaja nga Peja lajmëron burrin në polici për dhunë psiqike

Gruaja nga Peja lajmëron burrin në polici për dhunë psiqike

Një grua në Pejë ka raportuar burrin e saj në polici pasi sipas saj, i dyshuari në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psiqike ndaj saj.

Në raportin e policisë thuhet se i dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit, i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare, ka njoftuar se bashkëshorti i saj mashkull kosovar, në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë psikike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Related Articles