Gjatë ditës së djeshme, një grua ka lajmëruar policinë se ajo ka gjetur një armë me disa fishek gjatë kohës që ishte duke pastruar, raporton Gazeta “Enigma”.
Njësiti policor në shtëpinë e dëshmitares ka sekuestruar një pistoletë me 8 copë fishek, e që sipas dëshmitares arma ka mundur të jetë e ish-bashkëshortit të saj i cili kishte vdekur para tri viteve.
Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh.
“Prishtinë 13.07.2021 – 07:45. Është raportuar se njësiti policor në shtëpinë e dëshmitares femër kosovare ka sekuestruar një pistoletë me 8 copë fishek të cilën armë ajo e kishte gjetur duke pastruar shtëpinë . Sipas dëshmitares arma ka mundë të jetë e ish bashkëshortit të saj i cili kishte vdekur para tri viteve”, thuhet në njoftimin e policisë.