Gruaja nga Prishtina raporton ish-burrin në Polici: Ma zuri gishtin e dorës me derë

Një grua nga Prishtina ka raportuar në Polici dje rreth orës 10:00 se ish-burri i saj me të cilin është e ndarë që një vit, gjersa ka qenë duke i marrë fëmijët në vikend, ia ka lënduar gishtin e dorës me derën e shtëpisë, raporton Gazeta “Enigma”.

Kjo u bë e ditur në raportin e 24-orësh të Policisë, teksa thuhet se viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

“Prishtinë 08.05.2021-10:00. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se ish bashkëshorti i saj me të cilin është e ndarë qe një vit, gjersa ka qenë duke i marr fëmijët në vikend ia ka lënduar gishtin e dorës ankueses me derën e shtëpisë. Ankuesja ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.

Related Articles