Konjufca: Ilir Konushevci një nga figurat më të rëndësishme të UÇK-së

Konjufca: Ilir Konushevci një nga figurat më të rëndësishme të UÇK-së

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, së bashku me kryeministrin, Albin Kurti, kanë bërë homazhe te varret e dëshmorëve Ilir Konushevci dhe Hazir Mala.

Konjufca tha se Ilir Konushevci është njëra prej figurave më të rëndësishme të UÇK-së.

“Do të ishte i pamendueshëm në fillesat e veta organizimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe i luftës sonë në përgjithësi, pa kontributin e jashtëzakonshëm të Ilir Konushevcit. Prandaj, rënia e tij 23 vite më parë, në masën që është sakrificë sublime për lirinë e kombit tonë, po aq ishte edhe humbje e madhe për organizimin dhe logjistikën e Ushtrisë Çlrimtare të Kosovës. Ilir Konushevci do të përkujtohet dhe nderohet gjithmonë, si njëri prej heronjve më të rëndësishëm të luftës sonë”, theksoi kryekuvendari Konjufca. ​/Gazeta Enigma/

Related Articles