Gruaja nga Prizreni e rrah burrin vazhdimisht, ai e raporton në Polici

Një burrë nga Komuna e Prizrenit ka raportuar në polici se bashkëshortja e tij e rrah në vazhdimësi, raporton Gazeta “Enigma”.

Në raportin 24 orësh, Policia ka bërë me dije se palët janë intervistuar dhe se me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Prizren 26.05.2021-02:30. Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se bashkëshortja  e tij e dyshuara femër  kosovare në vazhdimësi është duke i shkaktuar dunë fizike dhe psikike ndaj tij. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit  rasti vazhdon në procedurë të rregulltë”, njofton Policia./Gazeta Enigma.

Related Articles