I dyshuari ka plagosur edhe vëllain, detaje të reja për plagosjen në Fushë Kosovë

I dyshuari ka plagosur edhe vëllain, detaje të reja për plagosjen në Fushë Kosovë

Policia në Fushë Kosovë ka arrestuar katër persona, të cilët pas një mosmarrëveshjeje, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri një person, ndërkaq dyshohet se aksidentalisht ka qëlluar edhe vëllain e tij.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa në raportin 24 orësh të policisë është bërë e ditur se në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe katër gëzhoja.

Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje-përleshje, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar, ndërsa dyshohet se aksidentalisht ka qëlluar edhe vëllain e tij. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë  dhe katër gëzhoja”, thuhet në njoftimin e policisë.

Viktimat dhe një prej të dyshuarve janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor. Tre të dyshuarit tjerë janë dërguar në mbajtje.

“Dy viktimat  dhe një i dyshuar mashkull kosovar janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor,  ku ky i fundit gjendet nën përkujdesjen e policisë. Tre të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, bën të ditur policia. Ndërkohë, mbrëmë në media është publikuar edhe momenti kur i dyshuari është vetëdorëzuar e më pas arrestuar nga policia.

Plagosi dy persona, vetëdorëzohet i dyshuari më pas arrestohet nga Policia e Kosovës

Plagosi dy persona, vetëdorëzohet i dyshuari më pas arrestohet nga Policia e KosovësFushë-KosovëPosted by lajmi.net on Wednesday, May 26, 2021

Related Articles