Gruaja nga Vushtrria rrahet nga bashkëshorti dhe vjehrri

Gruaja nga Vushtrria rrahet nga bashkëshorti dhe vjehrri

Të hënën në Vushtrri një grua ka raportuar se është rrahur nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj.

Sipas Policisë “Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë bashkëshorti dhe vjehrri i saj”.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë intervistuar

“Me vendim të prokurorit është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarve ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 11 fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit lirohet në procedurë të rregullt, kurse tjetri dërgohet në mbajtje”. / Gazeta Enigma.

Related Articles