Një grua nga Bresja e Fushë Kosovës ka raportuar në Polici se një person i panjohur e ka mashtruar dhe e ka dhunuar, raporton Gazeta “Enigma”
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se viktimës do t’i bëhet ekzaminimi mjekësor.
“Fsh. Bresje, Fushe Kosovë, 10.05.2021-12:20. Është raportuar se një i dyshuar i panjohur duke e mashtruar, ka dhunuar viktimën femër kosovare. Me urdhër te prokurorit viktimës do ti behet ekzaminimi mjekësor. Rasti nën hetime”, thuhet në raport./Gazeta Enigma