Euroleague do të marrë një vendim pas asaj që ndodhi mes dy skuadrave në parket, Real Madrid e Partizan. Dhuna e paparë kohëve të fundit në liga kaq elitare sigurisht që pritet të marr anksione të mëdha.
Basketbollisti i Real Madridit, Guerschon Yabusele mund të marrë një sanksion deri në katër vjet si objektivi kryesor i asaj që ndodhi në humbjen e skuadrës së tij.
Gjoba financare për Real Madridin mund të shkoj deri në 280 mijë euro. Poashtu skuadra madrilene mund të përballet me skualifikim nga garat e Euroleague si dhe dënim pa tifozë deri në 4 vite.