Pochettino ia ka bërë tashmë dy kërkesat e para drejtuesve të Chelseat

Pochettino ia ka bërë tashmë dy kërkesat e para drejtuesve të Chelseat

Mauricio Pochettino është duke i finalizuar detajet e marrëveshjes së tij për t’u bërë trajner i Chelseat nga vera, ndërsa ai sipas gazetës The Sun, i ka treguar klubit se cilët lojtarë i do.

Brentford është klubi ku pëlqehen dy lojtarë. Portieri David Raya dhe sulmuesi Ivan Toney, i cili ka 19 gola të shënuar në Ligën Premier, i treti në renditje pas Erling Haaland dhe Harry Kane.

David Raya ka luajtur çdo minutë të këtij sezoni në elitën e futbollit anglez duke bërë 136 pritje. Kontrata e tij me Brentford përfundon këtë verë.

Në fakt, Pochettino i ka kërkuar Chelseat që të ketë kontroll të plotë mbi transferimet, fuqinë vendimmarrëse mbi të rinjtë me opsione për t’u ngjitur në ekipin e parë dhe rregullat në lidhje me dhomën e zhveshjes.

Javën e ardhshme do të dihet nëse Pochettino do të drejtojë Chelsean.

Pavarësisht se ka 5 humbje në 5 ndeshjet e tij në krye të ‘bluve’, Frank Lampard do të vazhdojë deri në fund të sezonit.

Related Articles