Kryetari Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati i ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës 17 shkurtin, raporton Gazeta Enigma.
Në Prekaz, Gucati tha se së pari këtë ditë të shenjtë ua uron familjarëve të dëshmorëve, veteranëve, e njeriut që shpalli këtë ditë, Hashim Thaçit.
“Unë këtë ditë, 17 shkurtin ua uroj së pari familjeve të dëshmorëve, veteranëve, dhe një njeriu që ka qenë protagonist, zotit Thaçi, që e ka shpall këtë ditë dhe mungon. Ne sot nuk e ndjejmë mirë vetën, as të gëzuar, kur e dimë që i kemi në burg njerëz të mëdhenj. Pa ata burra, sot jemi të cunguar. I uroj gjithë popullit shqiptar këtë ditë të madhe që e kemi pritur me vite e vite”, tha ai.
“Jemi keqkuptuar, ne e kemi bojkotuar këshillin organizativ, sepse ne kemi luftuar për këtë ditë të sotit. Ne nuk e kemi bojkotuar festën, është e pavërtetë e madhe kjo”.