Si duket Kryetari i Komunës së Mitrovicës që vjen nga fshati Gushavc, Agim Bahtiri, nuk po i harron kusherinjtë.
Përveç shumë të tjerëve, kohë më parë, në Bordin e OmniSport u rehatua edhe Ahmet Beka që vjen nga fshati i kryetarit.
Ky i fundit e “nderoi” një kushëri të tij dhe kryetarit, Sami Zekën. Ai nënshkroi vendimin që Sami Zekën e bën kryeshef të kompanisë.
Sami Zeka, që vjen nga fshati i njëjtë me kryetarin dhe kryesuesin e Bordit, është njëri i afërt me të parin e komunës.
Ai kishte qenë drejtor në Komunë si dhe ishte dërguar me amanet të Bahtirit në postin e zëvendësministrit në Qeverinë e PAN.
Gazeta “Jepi zë” ka siguruar dokumentin e vendimit që e bën Zekën kryeshef të OmniSport, kompani kjo e pushtuar nga kusherinjtë e Gushavcit, shkruan “Jepi zë”.
Siç mësohet, edhe personat që punojnë në këtë kompani janë nga fshati i kryetarit, kryesuesit dhe kryeshefit të ri./Gazeta Enigma/