Hajdari: Janë marrë masa anti-dumping për produktet e Serbisë

Hajdari: Janë marrë masa anti-dumping për produktet e Serbisë

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se janë marrë disa masa anti-dumping drejt produkteve serbe që importohen në Kosovë.

“Masa e parë është për importin e miellit, ndjekur nga ajo e importimit të bllokave të kuq, ajo e importimit të drurit, ushqimit të koncentruar për kafshë dhe nisja e hetimit të importit të produkteve konditorike nga Serbia. Serbia çdoherë kërkon pajisjen e eksportuesve tonë me certifikatën fitosanitare të tyre. Ky është një diskriminim”.

Kështu ka thënë ajo gjatë fjalimit të saj në Komisionin për Ekonomi me temën “Barrierat tregtare mes Kosovës dhe Serbisë”, ku theksoi se Kosova nuk është duke u përfaqësuar ashtu siç duhet në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë në Evropën Qendrore (CEFTA).

“Nga marrja e mandatit, e kam gjetur Kosovën në një situatë jo të barabartë që duhet përfituar nga CEFTA. Instrumenti CEFTA nuk i ka adresuar barrierat e Kosovës me Serbinë. Kosova nuk është e përfaqësuar ashtu siç duhet aty”, është shprehur ajo.

Siç theksoi ministrja Hajdari, Serbia është e njëjtë karshi Kosovës, “kurse ne dëshirojmë që të jemi të barabartë”.

“Nëse nuk jemi të barabartë, atëherë nuk mund t’i shtyjmë proceset”, shtoi ministrja.

Sipas saj, në Këshillin për Bashkëpunim Rajonal (RCC) është duke ndërhyrë CEFTA.

“Kemi problemin rajonal me RCC, ku është problem njohja e diplomave. Edhe aty është CEFTA prezent. Kjo është një keqardhje se si CEFTA ka depërtuar aty. Ne vazhdojmë zbatimin e ligjeve që janë të bazuara në procesin e reciprocitetin”.

Related Articles