Dy shtëpi të mërgimtarëve në Pejë janë plaçkitur nga tre persona të mitur, ku të njëjtit kanë hyrë me forcë, duke vjedhur disa vegla pune, njofton Gazeta Enigma.
Rasti ndodhi mëngjesin e së enjtes, në fshatin Raushit të Pejës.
Tё dyshuarit kanë kontrolluar dhe demoluar dy shtëpitë e viktimave që jetojnë jashtë shtetit, si dhe objektet përcjellëse.
Pas hetimeve, të miturit janë arrestuar dhe janë intervistuar nga hetuesit nё prezencën e prindërve, zyrtarit tё QPS-sё dhe avokatit mbrojtës.
Policia ka sekuestruar nga tё dyshuarit veglat e vjedhura, tё cilat pas procedurave policore do të ju kthehen pronarëve.
Pas intervistimit dy të dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri nga ta ёshtё ndaluar pёr 24-orё. /Gazeta Enigma